Lirohet nga paraburgimi "Grupi Drenica"
Është liruar nga paraburgimi ""Grupi Drenica". Lajmi për lirimin e pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është konfirmuar edhe nga avokati i kreut të komunës Skënderaj, Sami Lushtaku.Avokati Arianit Koci deklaroi për mediat vendase se gjykata themelore në Mitrovicë kishte aprovuar kërkesën për lirimin e Lushtakut dhe se në aktvendim nuk ka masa të tjera zëvendësuese.Lajmi u konfirmua gjithashtu edhe nga avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur ish-pjestarë të tjerë të UÇK-së, mes tyre edhe ish-Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sulejman Selimi.Në një psotim në rrjetin social facebook, Gashi thotë se Sylejman Selimi sot përfundimisht është liruar nga paraburgimi me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.“Me vendim të njëjtë janë liruar edhe bashkëluftëtarët e tij z.Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi.Ne avokatët e z.Sylejman Selimit jemi të lumtur që ai dhe bashkëluftëtarët e tij do të jenë përsëri bashkë me familjet e tyre”, përfundon ai.Gashi shton se gjykimi në këtë çështje të njohur si rasti "Drenica" do të vazhdoje gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2015.Grupi i Drenicës ka afërsisht dy vjet që mbahet në paraburgim, pas dyshimeve për krime lufte kundër popullatës civile, të supozuara se kanë ndodhur në burgun e Likovcit gjatë vitit 1998.