Identiteti i Tiranës, vijon puna për restaurimin e shumë ndërtesave

Tashmë Tirana do të marrë një pamje të re. Punimet kanë nisur prej disa muajsh dhe aktualisht vazhdojnë pranë sheshit " Nënë Tereza", duke i kthyer kështu identitetin i cili i mungonte prej vitesh.Këshilltari i Kryeministrit për territorin, Artan Shkreli, theksoi se restaurimet do të përfshijnë edhe sheshin “Italia”.Tirana do të ketë më shumë hapësira të gjelbërta të cilat sipas Shkrelit kanë vite që i kanë munguar dhe shkak për këtë është bërë neglizhenca nga ana e qeverisë së kaluar.Projekti i restaurimit të godinave do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe pritet të përfundojë në pranverë.