Menaxhimi financiar publik, Shqipëria plotëson parakushtin për mbështetjen e BE
Shqipëria plotëson një prej kushteve për të marrë 40 milion euro për mbështetje të reformave të buxhetit.Kjo pas miratimit të strategjisë së re për reformimin e sistemit të Menaxhimit Financiar Publik në Shqipëri për periudhën 2014-2020.Në bazë të strategjisë synohet shmangia e mangësive në sistemin e menaxhimit financiar publik.Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin, përshëndeti miratimin e strategjisë.Strategjia MFP e Shqipërisë është përshtatur për krijimin e një kuadri të kujdesshëm makrofiskal, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe mekanizma transparentë të raportimit financiar.Strategjia synon të vendosë një kontroll të brendshëm dhe praktika më të mira të menaxhimit financiar, parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në menaxhimin e fondeve publike, si dhe forcimin e kontrollit të jashtëm dhe mbikëqyrjes së buxhetit.Miratimi i Strategjisë hap kështu udhën për programin e BE-së për Mbështetjen Sektoriale të Buxhetit.Programi i BE-së për Mbështetjen Sektoriale të Buxhetit prej 40 milionë € do t'i sigurojë fonde buxhetit kombëtar mbi bazën e reformave të arritura.Ai do të shoqërohet gjithashtu me rritjen e transparencës kundrejt publikut, mbështetje ndaj Parlamentit në rolin e tij mbikëqyrës dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile.