Renia e çmimit të naftës, deri sa % do ulet dhe sa kohë do zgjasë?
Sa përqind mund të ulet dhe sa kohë mund të zgjasë kjo rënie? Këto dy pyetje të rëndësishme ngrihen teksa çmimi i naftës është ulur me 50 përqind.Por ndërsa të parës nuk i përgjigjet askush, për pyetjen e dytë ka një përgjigje analisti i Reuters, Anatole Kaletsky. Çmimi i ulët i naftës do të zgjasë mjaftueshëm që dy ngjarje të ndodhin.E para, me shumë gjasa, por edhe sipas parashikimeve të analistëve, është që Arabia Saudite do të rivendosë monopolin e OPEC pasi të arrijë objektivat e saj gjeopolitike dhe ekonomike që shkaktuan këtë prishje ekuilibrash.Mundësia e dytë, është që tregu botëror i naftës do të lëvizë në drejtim të kushteve normale konkuruese, në të cilat çmimet janë të vendosura nga kostot margjinale të prodhimit, sesa drejt fuqisë se monopolit të OPEC.Ky mund të duket skenar i sforcuar, por kjo është pak a shumë mënyra si ka funksionuar tregu i naftës në dy dekada, nga viti 1986 deri në vitin 2004.Cilidoqoftë rezultati përfundimtar, ajo që është e sigurtë është që proçesi do të marrë shumë kohë për tu shpalosur.Gjithsesi, duket e pakonceptueshme që Arabia Saudite të jetë në gjendje që në një kohë kaq të shkurtër, pra vetëm në disa muaj ulje të çmimeve, të thyejë boshtin ruso-iranian ose të përmbysë rritjen e prodhimit të naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Eshte po kaq e pakonceptueshme që tregu i naftës të mund të kalojë shpejt nga dominimi i OPEC, në një treg me konkurrencë normale.Pyetje thlebësore, sipas analistit Kaletski, është nëse çmimi aktual i naftës, prej 55 dollarë për fuçi, do të jetë më afër dyshemesë apo tavanit më këtë diapason të ri të ekuilibrave të tregjeve.