Pyjet pa inxhinierë, Koka ngre nevojën e reformimit të Ndërmarrjeve Pyjore
Kur kërkohet të mbrohet ekosistemi dhe të ndalet prerja pa kriter e pyjeve, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ngre si shqetësim nevojën urgjente te reformimit të ndërmarjes pyjore. Sipas Ministrit rezulton që 60% e pyjeve shqiptare të jenë jashtë monitorimit për mungesë stafi.Ndërmarja pyjore do ti nënshtrohet një tjetër reformimi, kur rezulton që 60 % e sipërfaqes të jetë e pa monitoruar.Gjatë një tryeze me ekspertë shkencorë, Ministri i Mjedisit tha se edhe pjesa tjetër që është e monitoruar nuk funksionon normalisht.Sipas Ministrit dëmi më i madh i pyjeve nuk vjen nga eksporti i paligjshëm i tyre, por nga vetë konsumatorët e tij.Me shumë interes pritet fillimi i vitit 2015, ku Banka Botërore në bashkëpunim me qeverinë suedeze do të implementojë një plan 5 vjeçar, në krijimin e kadastrës pyjore.