Topi akuza PD-PS: Premtime boshe vetëm në kohë zgjedhjesh
Nga Fieri ku u takua me strukturat e FRD-së për tu organizuar për zgjedhjet e 2015-s, kreu i kësaj partie Bamir Topi shigjetoi kodin zgjedhor, që sipas tij është lënë në fuqi qëllimisht për të dëmtuar partitë e vogla.“Akoma e mbajnë ligjin zgjedhor, kanë frikë, ata e dinë çfarë frike kanë. Një ligj zgjedhor mizerabël që e ka origjinën tek 2008 kur ndryshuan Kushtutën, një KQZ i cili duhet ta kishte vendin para drejtësisë”.Topi nuk la pa shënjestruar opozitën, kur tha se problemi nuk qëndron te futja në parlament, por sa efektivë janë.“ Një shpresë që opozita ti japë shpresë nejrëzve kur janë të mërzitur me pushtetin që ti kthejë në pushtet. Jo. Kjo është një pozitë, opozita nuk ekziston. Pse? Është bërë opozitë nepotike, opozitë e familjes”.