Serbia me plan të ri në negociata? Takimi i parë Mustafa-Vuçiç në janar
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në pjesën e dytë të janarit 2015, bëhet e ditur në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave të rinj të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç.Gjithashtu me ndryshimet në personelin e Komisionit Europian pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtej e tutje bisedimet Beograd-Prishtinë do të drejtohen nga e ngarkuara e re e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.Pritet të shihet pra se si do të komportohet përfaqësueit e rinj në dialog, ndëkohë që nisur nga disa zhvillime të fundit, dihet se negociatat edhe në formatin e ri do të jenë të vështira. Pala serbe ka bërë të ditur këto ditë se do të hartojë një plan të ri për Kosovën, që do të jetë në kundërshtim me qëndrimet e vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Këtë konfirmoi edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, në një bisedë me mediat serbe. Ai tha se është "duke punuar intensivisht në hartimin e një plani për Kosovën e Metohinë, sepse çdo lëshim i ri do të thoshte dakordim i heshtur me humbjen e Kosovës".Përgjegësitë e Nikoliç"Por pasi kam fituar në zgjedhjet e drejtpërdrejta, nga unë pritet që gjithmonë të kem qëndrim. Jam i gatshëm që në rast nevoje - sikur edhe në rastin e platformës së mëparshme për Kosovën - të propozoj një tekst fillestar për këtë çështje.Qeveria duhet të më thotë se cilat janë mundësitë e saj e cilat jo, dhe për Parlamentin Evropian në këtë mënyrë duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për paraqitjen para faktorit ndërkombëtar, me qëllim që edhe ata t'i mbështesin idetë tona", theksoi Nikoliç.Sipas tij, propozimi i ardhshëm i tij "nuk do të jetë i kënaqshëm për vendet perëndimore, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës".Nikoliç tha se propozimin do t'ia paraqesë qeverisë serbe, e ajo duhet t'ia paraqesë kuvendit për miratim, sepse ai nuk ka të drejtë që t'i paraqesë dokuemente për miratim organit më të lartë legjislativ."Unë dua ta ndaj fatin tim me këtë qeveri. Së bashku me Aleksandar Vuçiqin kemi ardhur në pushtet, së bashku edhe do të largohemi - nëse nuk e ushtrojmë mirë detyrën tonë", tha Nikoliç.BE apo Kosova?!Presidenti i Serbisë edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës. "Nëse Brukseli pohon se duhet njohur pavarësia e Kosovës para anëtarësimit në BE, atëherë ky është një sinjal i qartë se ai nuk e do Serbinë në BE.Ndaj harmonizmi i politikës së jashtme mes Serbisë dhe BE, do të jetë shumë i vështirë, mendon Nikoliç. Ai ka pohuar së fundit se BE disa herë ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën para anëtarësimit.Sa i përket mundësisë së sanksioneve kundër Rusisë, ai tha se "kjo do të ishte katastrofale dhe e pafalshme për Serbinë".Nikoliç mendon se Serbia duhet të nisë bisedimet për forma të reja të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë, pasi Moska ka hequr dorë nga ndërtimi i gazsjellësit "South stream"./DW/