Zv/Guvernatori garon për anëtar të Këshillit të Mbikqyrës të Bankës
Kuvendi ka dëgjuar 10 kandidatët e vetofruar për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së.Brenda pak ditëve 2 prej kandidaturave duhet të marrin mbështetjen e 28 deputetëve dhe pas kësaj emrat e përzgjedhur kalojnë për votim në parlament.Një ndër kandidaturat që ngjalli më shumë diskutime ishte Fatos Ibrahimi, i cili ka mbajtur postin e zv.Guvernatorit të parë( në foto).
Tiranë- Mes 10 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të BSH, prezantimi i ish-zëvendës Guvernatorit të parë të Bankës shkaktoi debate të ashpra.Ndërsa nisi prezantimin e tij,deputetët e PS i kërkuan shpjegime për skandalin e vjedhjes së Thesarit që u krye në kohën kur ai mbante postin e numrit dy të BSH.“Do të doja të pyesja ju keni qenë zëvendës/guvernator i parë dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës mund të më thoni ndodnjë arsye pse nuk janë bërë këto gjatë kësaj periudhe, një pjesë e atyre rekomandimeve që ju bëtë për përmirësime, rregullore, ndarje, krijimin e komitetit të auditit etj me radhë” pyeti Braçe.“Ajo çfarë propozova zoti Braçe është një sërë përmirësimesh ligjore, gjëra të cilat në proçes lind domosdoshmëria që ato të përmirësohen” tha Fatos Ibrahimi.“Ka ndodhur një ngjarje në Bankë, ngjarja kap periudhën që ju keni qenë në detyrë si zëvendës.guvernator dhe anëtar i Këshillit. Ke pas dijeni, keni biseduar” pyeti Pjerin Ndreu.“Nuk kam pasur as dijeni as përgjegjësi për këtë ngjarje që ka ndodhur. Është një çështje që organet përgjegjëse po e hetojnë. Por nuk kam pasur lidhje me administrimin e drejtëpërdrejt të atij problemi”deklaroi Ibrahimi.Një ndër kandidatët i cili ka kritikuar punën e deritanishme të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së ka qenë edhe Arben Malaj. Malaj ka kërkuar rishikim të Kushtetutës për mandatin e Guvernatorit.“Nësë do ta fillojmë me sfidat e Bankës Qëndrore, e para dhe mbi të gjitha është kthimi i reputacionit publik të këtij institucioni të rëndëishëm të tronditur nga ngjarjet apo skandali i fundit”.Sulo Hadëri ka ka kërkuar më shumë këmbëngulje në ruajtjen e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.“Në pikëpamjen time pavarësia është elementi qëndror apo shtylla kryesore e institucionit të Bankës Qëndrore që ky institucion të funksionojë me efiktivitet dhe të arrijë objektivat e veta”.Kandidatët e tjerë që janë dëgjuar në Kuvend kanë qenë Natasha Ahmetaj, Saimir Burgaj, Bledar Isallari,Tonin Kola, Aurel Laçi, Alek Polo dhe Andon Vasili.Pas prezantimit tashmë kandidatët duhet të marrin mbështetjen e 28 deputetëve për tu kualifikuar më pas për votim në parlament.