Ligji antiduhan, në lokale e institucione ka nisur të pihet cigarja
4 muaj pasi ka hyrë në fuqi ligji anti-duhan duket sikur po shkon drejt moszbatimit.Në shumë prej lokaleve në kryeqyet, pronarët janë duke mbyllur një sy dhe një vesh, ndërkohë që vetë autoriteti që përgjigjet për zbatimin e ligjit në vend që të shtojë kontrollet në ambiente të tilla publike, janë duke kontrolluar në shkolla që gjithashtu kanë qenë një problem i evidentuar.Këto foto flasin vetë, sesi jo vetëm në lokale por edhe institucione pihet hapur cigare.
Dy Inspektoriate, ai i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit kanë monitoruar dy shkolla “Ismail Qemalin” dhe “Sami Frashërin” dhe sipas tyre zbatimi i ligjit antiduhan po respektohet me përpikmëri.“Jo vetëm që nuk kemi konstatuar por s’kemi pasur as denoncime përmes numrit jeshil apo faqes së hapur tashmë “Shqipëria jo duhanit” dhe kjo është një gjë e mirë”tha kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda.Ora News ka sjellë dhe do vijojë të sjellë prova të shkeljes së ligjit anti-duan në ambiente publike.Sipas ligjit çdo qytetar që konsumon cigare në ambiente të mbylluar publike gjobitet me 5 mijë lekë, ndërsa lokali deri në 3 milion të vjetra.