Lezhë, 2 automjete shkëmbejnë zjarr e përplasen në autostradë
Lezhe-Dy automjete kanë shkëmbyer zjarr në mes njëri-tjetrit në Lezhë, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.Ngjarja është shënuar rreth orës 15:00 të së premtës në supërstraden Lezhë-Balldre.Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se dy përsona të cilët lëviznin më mjetet e tyre kanë qëlluar me armë në lëvizje e sipër.Në njoftimin për shtyp policia ka bërë të ditur se protagonistë të kësaj ngjarje janë shtetasit Valentin Leka i cili lëvizte me një fuoristradë "Porsh" dhe Vinçens Tuku i cili ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip "Audi" me targa italiane.Dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Lezhës dhe më pas kanë qëlluar me armë.Sipas policisë ka qenë Valentin Leka i cili ka qëlluar në drejtim të automjetit ku udhëtonte Vinçens Tuku, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur automjetin me të cilin ai udhëtonte.Ndonëse dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se dy personat kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, policia e ka mohuar, duke thënë se është qëlluar në drejtim të një personi.Por gjatë të shtënave dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Balldre, ndërsa pas përplasje mjeti tip "Porsh" është gjetur 300 metra larg vendit të ngjarjes.Policia bëri të ditur pak orë pas ngjarjes se ka ndaluar shtetasin i cili dyshohet se ka qëlluar Valentin Leken.Ai është kapur në fshatin Balldre sëbashku me një armë pistoletë të cilën e mbante në brez.Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor bëri të ditur se në supërstradë janë gjetur dhe disa gëzhoja pistolete, të cilët kanë dalë nga arma gjatë të shtënave.[caption id="attachment_438877" align="alignright" width="640"]
Në foto: Një nga makinat e aksidentuar[/caption]