Fundjava kulturore, ja çfarë mund të ndiqni në TKOB

Stefan Lano është dirigjenti zvicerian me origjinë shqiptare i cili vjen në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.Koncerti "Simfonia Romantike" do të vihet në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor në orën 19:00.Teatri Kombëtar vjen me një shfaqje të re "Shtëpia pa Dritare" e cila rikthehet pas nje mungese të gjatë.Komedia "Shtëpia pa dritare", ka per autor dhe regjisor Saimir Gogen sjell hallet dhe të perditshmen e realitetit shqiptar në skenë.Autori "provokon", pasi sjell vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri."Shtëpia pa Dritare" do të vihet në skenë në datat 20-21 dhjetor në orën 19:00.Këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli" atmosfera e ngrohte e Krishtlindjeve vjen me muzikalin për fëmijë "Grinç vjedh Krishtlindjet" të shtunën dhe të dielën në 10:30.Mbremja e të premtes, të shtunës dhe të dielës sjell komedinë e Oscar Ëilde "Rëndesia e të qenit i sinqertë" nga trupa e Teatrit “Migjeni” në orën 19:00.Në teatrin e Metropolit vijon komedia "Ata Hynë pa trokitur" e cila nis të shfaqet të premten e 19 dhjetorit në orën 18:00.Këndi i fëmijëve këtë fundjavë i është rezervuar shfaqjes ''Princesha Mbi Bizele'' në Teatrin e Kukullave. Shfaqja do të vihet në skenë në dy orare në 10:30 dhe 11:30 të shtunën dhe të dielën."Exodus:Gods and Kings" është premiera e cila do të shfaqet në kinemanë “Millennium”.Me një subjekt joshës rikthehet një nga legjendat hollivudiane, regjisori Ridley Scot, i njohur më së shumti si regjisori i filmit "The Gladiator".Aventurë, aksion dhe dramë me skena masive dhe plot efekte sjell premiera e javës në Kinema “Millennium”.