Turqia urdhër-arresti për Gulen, lajmi tërhiqet disa minuta më vonë
Vetëm pak ditë pas arrestimit të drejtuesve të disa mediave mbështetëse të Fetullah Gylen, një prokuror i ka kërkuar një gjykate në Turqi të lëshojë një urdhër arresti për klerikun që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999.Gylen, ish-aleat i Presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan, akuzohet nga ky i fundit për komplote dhe tentativë për rrëzimin e tij nga pushteti. Por nuk ka kaluar më shumë se disa minuta dhe lajmi i i trasmetuar nga televizioni shtetëror TRT Haber, u përgënjeshtrua po nga ai.Sipas raportimeve në Turqi, lajmi për urdhër arrestin ndaj Gylenit është hequr me urdhër të drejtuesve të televizionit turk, pasi nuk kanë mundur ta verifikojnë.Beteja e tyre e ashpër u bë botërisht e njohur që nga hetimet dhe arrestimet e një grupi të brendshëm të Erdogan, në kohën kur ai ishte Kryeminister i vendit.Në atë kohë Erdogan akuzoi dretpërdrejt Fetullah Gylen për bastisjet, ku tre djem Ministrash u arrestuan, por ai mohon çdo përfshirje në ngjarje.Ndërkaq gjykatat turke kanë mbyllur çështjet për korrupsion dhe Erdogan ka pastruar aparatin shtetëror nga mbështetësit e dyshuar të Gylenit, duke hequr nga postet e tyre mijëra oficerë policie dhe qindra gjykatës e prokurorë.Më herët Erdogan ka deklaruar se do tu kërkonte autoriteteve amerikane ekstradimin e Gylen, por kjo bëhet e mundur vetëm pas lëshimit të një urdhër arresti dhe pas provave për inkriminim.