Urgjenca e kirurgjisë në Tiranë, përurohen dy salla të reja me shërbim modern
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:27
Merr fund makthi i sorollatjes së pacientëve të sëmurë nëpër dyert e urgjencave në QSUT.Përveç shërbimeve, vizitave dhe ekzaminimeve të ndryshme, duke filluar nga e mërkura në këtë qendër do të vihen në funksion dy sallat e reja të urgjencës Kirurgjikale, çka do të thotë shërbim të plotë dhe salla reanimacioni të reja me të gjitha paisjet moderne.Sipas shefit të kirurgjisë në QSUT, Ylli Zicishti, Urgjenca e re plotëson të gjitha nevojat e pacientit dhe nuk është i nevojshëm transformimi në reanimacione apo vende të tjera.Sipas të dhënave nga ky shërbim, në Urgjencën e re kryehen mesatarisht 8-10 operacione në 24 orë. Ndërsa numri i të sëmurëve të paraqitur shkon deri në 60 në ditë.