Sërish drogë nga Lazarati, kapen 145 kg, në kërkim shoqëruesi 17-vjeçar

Rreth 145 kg kanabis sativa është sekuestruar rreth orës 3:10 minuta në vendin e quajtur Grihot të Gjirokastërs.Uniformat blu bëjnë me dije se kanë konstatuar gjatë mëngjesit të së martës një mjet që transportonte drogën.Sipas specialistëve të sektorit të narkotikëve lenda kishte prejardhje nga Lazarati dhe ishte destinuar për tregun italian.Nga kontrollet u ushtruara u vertetua se në bagazhin e makinës dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 29 pako të mbështjella me letër natriban në formë katrore, me peshë rreth 5 kilogramë secila, gjithsej rreth 145 kilogramë marijuanë.Policia e qarkut Gjirokastër ka bërë identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili është një i ri me inicialet A.S nga fshati Lazarat, por për arsye hetimi nuk behen me dije gjeneralitetet e plota të tij, ndërsa po punohet për kapjen dhe prangosjen e këtij shtetasi.