Grabitja e llotos e transmetuar në "Ora News", arrestohet 1 prej autorëve

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të grabitjes të llotos, pamjes e së cilës u transmetuan dje nga “Ora News”.Burime nga policia bëjnë me dije se falë një operacioni të mirëorganizuar është arrestuar 22-vjeçari Inez Hajrulla, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.RTV “Ora News” transmetoi dje një video ekskluzive me pamjet e kësaj grabitje ku autorët dukeshin qartë.Në video shihen qartë dy persona të armatosur dhe me maska  të cilët kanë hyrë në brendësi të llotos dhe pasi kanë kërcënuar punonjësit me armë kanë arritur të marrin sasinë e parave që gjendeshin atje.Gjithashtu policia e qytetit bregdetar bën me dije se të gjitha rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve të ndodhura në këtë territor janë zbardhur dhe autoret kanë përfunduar në qeli.“Do të vëmë para drejtësisë çdo person apo grup kriminal që do të kryejë krime në këtë qark.Për një vit vetëm për vjedhje me armë dhe dhunë janë arrestuar 8 grupe kriminale. Për këtë vepër janë arrestuar 75 autorë, zbulueshmëria e krimit më e larta se në çdo qark të vendit” thekson policia e Vlorës.