Ligji për plehrat, Kushtetuesja shqyrton kërkesën për referendum

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën për zhvillimin e një referendumi për ndalimin importit të plehrave.Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim kërkesën e një grupi ambientalistësh për shfuqizimin një pjese të ligjit për importimin e plehrave.“Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i kushtetutshmërisë së kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjesë të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, thuhet në objektin e kërkesës së dërguar në Gjykatë Kushtetuese.Në seancë janë të pranishëm edhe përfaqësues nga KQZ-ja me ministria e mjedisit.Përfaqësuesja e KQZ-së deklaroi se kërkesa e firmosur nga 65 mijë shtetas kishte probleme me dokumentat e identifikimit."U ngrit dyshimi se plotësimi i dokumentave u bë nga e njëjta dorë   dhe për këtë u dërguan kampione për ekspertim nga ku rezultoi se 70 % e firmave ishin të falsifikuara. Kështu që mbeten të vlefshme  mbi 50 mijë firma të kërkesës për referendumin" theksoi përfaqësuesja e KQZ-së.Ndërsa një prej avokatëve të ambientalistëve në emër të tyre ka shprehur kundërshtimet në lidhje me importin e mbetjeve të rrezikshme nga vendet e tjera drejt Shqipërisë."Ne duam të pyesim qytetarët, nëse duhet të importojmë plehra e të vijojmë ndotjen e vendit. Kundërshtojmë importin dhe tranzitin e mbetjeve të rrezikshme" tha ai.Në Qershor të 2012-ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shtyjë për në vitin 2013 zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri, ndonëse i dha të drejtë parimisht grupit nismëtar për zhvillimin e këtij referendumi.Presidenti i Republikës ka 45 ditë kohë nga marrja e vendimit prej Gjykatës Kushtetuese, ose nga skadimi i afatit të saj, për të shpallur datën e referendumit. Në rastin më maksimal ky afat shkon deri më 17 prill 2013.Por, sipas Kodit Zgjedhor 2003, ndalohet zhvillimi i referendumeve gjashtë muaj para dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, dhe duke qenë se është e gjithëditur se në verën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhje parlamentare, një referendum për ndalimin ose jo të importit të plehrave pritet të zhvillohet vetëm rreth vitit 2014.