Pengmarrje e rreme në Tiranë, persona me maska hyjnë në kozmetikë për të vjedhur

Ajo që në fillim nisi si një grabitje, për disa minuta u kthye në terror për banorët e Saukut në Tiranë pasi u cilësua si një pengmarrje, rezultoi grabitje, ku policia e kryeqytetit sqaroi gjithcka mbi këtë rast.Ngjarja ka ndodhur në një distributor kozmetike, ku dy persona me armë dhe të maskuar kanë hyrë në godinën dhe kanë kërcënuar për disa minuta personat që ndodheshin në të. Por një alarm i dhënë nga një nga punonjësit e kozmetikës ka dërguar ne vendin e ngjarjes punonjës të policisë, e cila ishte raportuar si një pengmarrje dhe për këtë arsye janë nisur drejt vendit të ngjarjes edhe forcat speciale RENEA.Por për pak minuta situata është sqaruar, ku policia bën me dije se nuk ishte pengmarrje por një tentativë grabitje, pasi personat me maska kanë hyrë për të grabitur, nuk kanë mundur dot e janë larguar.Ndërsa policia dhe forcat e komisariatit nr 1 në Tiranë kanë nisur hetimin dhe marrjen në pyetje të punonjësve të kozmetikës, forcat speciale RENEA janë rikthyer në bazë, pasi nuk rezultoi se ishte një pengmarrje. Ndërkohë që ekspertë të kriminalistikës kanë marrë në dorën e tyre edhe kasetat që posedonte kjo pikë kozmetike për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.