Vendimi për 21 janarin, Cefa, Halimi, Totozani: Çështja s’është mbyllur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:11
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk do të nisë asnjë inspektim për vendimin gjyqësor të 21 janarit.Sipas nënkryetarit Elvis Cefa kjo çështje nuk i ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe do të jenë Gjykatat e shkallëve më larta ato që do të kenë të drejtë të kometojnë apo të kthejnë këtë vendim.Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Avokati i Popullit Igli Totozani, të cilët nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës.Deklaratat të tre zyrtarëve të lartë i bënë gjatë nëshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit midis tre institucioneve. Ky memorandum do të ketë në fokus punën e gjyqtarëve si dhe hetimin e çdo shkelje ligjore që vjen prej punës tyre.