34-vjetori i revolucionit iranian, kujtohet në një ceremoni nga Ambasada në Tiranë

Ambasada iraniane në Shqipëri ka festuar 34-vjetorin e revolucionit islamik. Në nderim të kësaj date, ku ishin të pranishëm personalitete të njohura nga Ambasadat e akredituara në Shqipëri dhe figura të njohura shqiptare, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Ali Amouei nënvizoi rëndësinë e kësaj date për popullin iranian.Ndërkohë Ambasadori iranian theksoi se masat e ndërmarra ndaj Iranit kanë ndikim edhe në ekonomitë e tjera europiane, duke e thelluar më tej krizën që ka përfshirë Europën vitet e fundit.Revolucioni Iranian i vitit 1979 coi në përfundimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet SHBA dhe shtetit islamik dhe gjatë këtyre dekadave është reflektuar me tensionime të shpeshta midis tyre.