Jaka: Heqja e TVSH-së për makineritë, në ndihmë të biznesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 14:32
Biznesi ka përshëndetur nismat e qeverisë për heqjen e TVSH-së për makineritë por kërkon kujdes në përcaktimin e përfituesve nga heqja e tatimeve mbi pagat për të rinjtë që punësohen për herë të parë.Sipas kreut të Dhomës së tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka këto masa i vijnë në ndihmë biznesit në këto moment krize.Ndërsa përsa i përket premtimeve të mazhorancës dhe opozitës për bizneset kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë kërkon më shumë konsultime me grupet e interesit.Gjatë ditëve të ardhshme Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të paraqesë një listë me disa prej kërkesave më urgjente të biznesit.