Kukës, kufiri Kosovë-Shqipëri, dyndje hyrje-daljesh
Kufiri Kosovë-Shqipëri, është kthyer në portën më të madhe hyrëse e dalëse të shtetasve të huaj.Gjatë muajit Janar të këtij viti, numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri apo që kanë dalë prej sajë, ka arritur shifra rekord, duke treguar më së miri se lëvizja e lirë po shfrytëzohet edhe falë përmirësismit të infrastrukturës.Kështu, sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë së policisë së kufirit dhe emigracionit, bëhet e ditur se gjatë muajit Janar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 73 mijë e 664 shtetas, ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria 72 mijë e 150 persona të tjerë.Sakaq, në territorin e vendit tonë kanë hyrë 31 mijë e 600 automjete dhe kanë dalë nga Shqipëria 31 mijë e 400 të tjera. Po sipas të njëjtave burime thuhet se ndër 5 pikat e kalimit kufitar që lidhin Kosovën me Shqipërinë, volumin më të madh të hyrje-daljeve e ka pasur pika e kalimit kufitar e Morinit në Kukës, pas së cilës vjen ajo e Qafë Prushit në Has dhe Qafë Morinës në Tropojë.Tashmë, Qarkut të Kukësit i është shtuar edhe një tjetër pikë kalimi kufitare e cila lidh vendin tonë me Malin e Zi, konkretisht në fshatin Cerem të Rrethit të Tropojës. Për këtë pikë kufitare pritet që së shpejti të ngrihet edhe infrastruktura e duhur në mënyrë që banorët e kësaj zone të kalojnë lehtësishtë konformë rregullave të bashkëpunimit ndërkufitar.