Gjirokastër, sekuestrohet 145 kg kanabis sativa

Rreth 145 kg kanabis sativa, është sekuestruar rreth orës 3.10 minuta në vendin e quajtur Grihot të Gjirokastrës.Uniformat blu bëjnë me dije se kanë konstatuar gjatë mëngjesit të së Martës, një mjet që transportonte drogën.Sipas specialistëve të sektorit të narkotikëve, lënda kishte prejardhje nga Lazarati dhe ishte destinuar për tregun italian.Nga kontrollet u ushtruara u vërtetua se në bagazhin e makinës dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 29 pako të mbështjella me letër natriban, në formë katrore, me peshë rreth 5 kilogramë secila, gjithësej rreth 145 kilogram mariuanë.Policia e Qarkut Gjirokastër, ka bërë identifikimin e drejtuesit të automjetit i cili është një i ri me inicialet A.S nga fshati Lazarat, por ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e plota të tij ndërsa po punohet për kapjen dhe prangosjen e tij.