Dhunimi i varreve në Boboshticë, çështja rishqyrtohet në Apel
Gjykata e Lartë e kthen çështjen e dhunimit të varreve në Boboshticë për rigjykim në Gjykatën e Apelit.Në seancën e sotme gjyqësore është shqyrtuar çështja ndaj ish kreut të OMONIA-s, Naum Disho, i akuzuar për çështjen e dhunimit të varrezave të Boboshticës. Në këtë çështje janë të pandehur edhe dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi.Prokuroria ka kërkuar sot kryerjen e një akti ekspertimi për ekzistencën e varreve dhe nëse ato janë dhunuar si dhe thirrjen e ekspertëve nga Bashkia Korçë për të kryer ekspertizën për varret e Boboshticës.Pas kërkesës së prokuriorisë është vendosur që të përcaktohen dy urbanistë për ekspertimin e varreve në Boboshticë.Ndërkohë Gjykata ka vendosur që seanca e radhës në ngarkim të Naum Dishos të zhvillohet në Gjykatën e Apelit më 25 shkurt.