Pogradec, abuzoi me të miturën, lihet në burg 41-vjeçari

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg, Andon Sallon, 41-vjeçarin i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare të cilat kishin shkuar tek ai për të bërë tatuazhe.Sipas policisë Andon Sallo kishte marrë një ambient me qira në lagjen nr. 1, në Pogradec, në të cilin u bënte tatuazhe personave të ndryshëm.Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J. J., nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh, por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit.