Mbrojtja e mjedisit, Imami kërkon angazhimin e Forcave të Ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:23
Ushtria e Forcave të Armatosura do të jenë miqtë më të mirë të mjedisit. Pas disa seancave kumtuese të mbajtura në lidhje me përmirësimin problemeve që i kanosen ambjentit, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha se FA duhet të jenë shembull model në përmirësimin e problemeve mjedisoren dhe për këtë duhen marrë masa të menjehërshme për hartimin e një plani konkret të zbatueshëm, i cili kërkon rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit.Kjo konferencë ka shërbyer për të sensibilizuar strukturat ushtarake dhe civile në drejtim të kujdesit ndaj mjedisit për të ndihmuar në shmangien e traumave që mund të vijnë si pasojë e problemeve mjedisore.