KPR:Zhvarrimi i eshtrave të ushtraëve grekë fyen shqiptarët

Klubi i Patriotëve të Rinj ka reaguar në lidhje me zhvarrimin e eshtrave të ushtrisë greke në Korçë.Në një deklaratë për shtyp Klubi i Patriotëve të Rinj thekson se zhvarrimi i eshtrave të rreme të ushtrisë pushtuese greke në Shqipëri fyen dinjitetin dhe inteligjencën e shqiptarëve."Kërkimi i eshtrave në qendër të qytetit të Korçës, ku nuk ka pasur asnjë luftim nga ushtria pushtuese greke, apo edhe më keq në Hormovë, ku ushtria greke ka masakruar me qindra shqiptarë përgjatë Luftës së Parë Botërore, përbën një akt të shëmtuar që nuk duhet toleruar” thuhet në deklaratë.Klubi i Patriotëve të Rinj i kërkon shtetit shqiptar që të ndalojë çdo tendencë të tillë nga pala greke dhe kolaboracionistët e saj në Shqipëri. “Klubi i Patriotëve të Rinj është i gatshëm për të mos lejuar përsëritjen e maskaradës së Kosinës, ku eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë u zhvarrosën dhe u "pagëzuan" si ushtarë grekë” përfundon deklarata.