Zgjedhjet 2013, Rrokaj: Në koalicion me PD, LSI ruan konturin e saj politik

Teksa Lëvizja Socialiste për Integrim është në pritje të Konventës së prillit, ku strukturat drejtuese të saj do të vendosin për formën sesi kjo parti do të futet në zgjedhjet e 2013, një zë i rëndësishëm i kësaj partie jep versionin e tij, se cilat alenca do të ishin në favor të kësaj partie. Shezai Rrokaj, kreu i LSI për Tiranën në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News deklaroi se rinovimi i marrëveshjes me PD do të ruante konturin e LSI. Dhe pse qartazi, LSI duket se ka luksin të zgjedh mes katër alternativash, në opinionin e Rrokaj ai me PD është më i mundshmi sot për sot, në kushtet kur sipas tij PS ka treguar që si qëndron marrëveshjeve me LSI, apo kur zërat për ekzistencën e një poli të tretë mbeten vetëm zëra, pasi nuk ka një konfiguracin të qartë.“Për një parti është e domosdoshme të lëvizë mes moralit dhe pragmatizmit politik. Në këtë shkrimin tim kam bërë një bilanc, LSI bën bilancet e saj dhe këto ndonjëherë të mësojnë për të mbajtur qëndrimet drejt që do të përcaktojnë dhe për koalicionet. Kanë filluar mjaft anëtarë dhe simpatizantë të shprehin mendimet e tyre për të përcaktuar atë formë përfundimtare. Aty bëhet bilanc i katër mundësive sesi mund të futet LSI në këto zgjedhje.Në kushtet e sotme është një sistem proporcional rajonal që me ndryshimet në 2008 të cilat mbeten të njëjta dhe sot e kësaj dite. LSI në 2009 u përball me një ligj të fabrikuar me synimin që të eleminoheshin partitë e tjera përpos PD e PS dhe kjo me propozim të PS. Zgjedhja e LSI në 2009 ka qenë moral mirëfilli politik, lufta politike që u bë ndaj LSI nuk krijontë asnjë moral politik për një bashkim esencial mes forcave të majta. Po ti qëndronte pragmatizmit, LSI mund ti kishte shkuar lojës deri në fund, për ta cuar vendin drejt një orteku zgjedhor. Ajo që ju duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve janë disa gjëra që kapërcejnë përvojat partiake. Nga dy përvojat me PS ka një problem të madh. PD ka qenë më korrekte. Më imundshmi sot për sot është një koalicion me PD” tha ai.Sipas zotit. Rrokaj LSI duhet të lëvizë mes vullnetit të saj politik për të realizuar programin e saj dhe kjo sipas tij bëhet duke maksimalizuar votat e saj për ti përkthyer në deputetë në Kuvend.“Vota maksimalizohet duke qenë me një nga forcat kryesore, me polin e tretë me aq sa duket sot për sot kemi parë vetëm PBDNJ, por ska një konfiguracion të qartë të tyre, LSI duhet të maksimalizojë votat e saj. LSI duhet të lëvizë mes vullnetit të saj politik për të realizuar programin e saj dhe kjo bëhet duke maksimalizuar votat e saj për ti përkthyer në deputetë në Kuvend”theksoi Rrokaj.Ajo që dukshëm ndan LSI nga PS, sipas Rrokaj është fakti sesi vetë lideri i selisë rozë e sheh LSI si një patericë ku mund të mbështetet. Kjo si dhe një sërë problemesh të tjera, të cilat krijojnë vakumin mes këtyre dy forcave të majta duket se ulin shancet për një bashkëpunim mes tyre, por Rrokaj shton se në politikë asgjë nuk është e pamundur dhe idetë aktuale mund të përmbysen në varësi të rrjedhës së ngjarjeve në vazhdim.“Ajo që s’është kuptuar është fakti që ne shkuam në qeverisje për ti dhënë oksigjen PD, apo mund të shkojmë për ti dhënë oksigjen PS. Ne nuk shkojmë tek asnjë parti për ti dhënë oksigjen, partitë futen në qeverisje për të realizuar programin e tyre. Nuk futemi në zgjedhje me idenë se do jemi nën ombrellën apo patericë sic thuhet diku. Në këto kushte ka një problem të madh me PS që është prerja në besë e LSI. Një koalicion me PS kërkon kthimin e besimit, hartimi i një koncepti para dhe pas elektoral dhe më tej sesi mund të shkrihet ky koalicion,  duke qenë se janë dy forca të majta. Me PD, LSI  ruan konturin politik dhe përpiqet të realizojë në maksimumin e saj  programin politik.Por vetëm në politikë nuk mund të thuash se është e pamundur. LSI duhet të zgjedhë mes katër alternativash, aq më tepër që LSI tashmë është një forcë e maturuar, s’është më ajo e 2005. Duhet të futemi në zgjedhje në mënyrë të ndershme, me marrëveshje të ndershme, e cila optimizon elektoratin tonë .Me rëndësi është besnikëria ndaj programit dhe votuesve dhe maksimalizimi i vullnetit të votuesve të LSI” përfundoi kreu i LSI-së për Tiranën Shezai Rrokaj.