Malala shpreson të bëhet kryeministre e Pakistanit
Aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai ka deklrauar se kërkon të ndjekë një karrierë politike, madje mund të aspirojë për tu bërë kryeminitre e Pakistanit pasi të përfundojë studimet në Britaninë e Madhe."Unë dua t’i shërbej vendit tim dhe ëndrra ime është Pakistani të bëhet një vend i zhvilluar dhe unë të shoh që çdo fëmijë shkon në shkollë dhe cdo i ri arsimohet”, tha ajo.Malala dekalroi se është frymëzuar nga Benazir Bhuto , një grua e cila ka shërbyer dy herë si kryeminsitre e Pakistanit para se të vritej në vitin 2007. Malala u vlerësua me cmimin nobel për paqen së bashku me aktivistin indian për të drejtat e fëmijëve Kailash Satiarthi. Ajo u u qëllua në kokë na talebanët në tetor të vitit 2012 pasi u vendos në fokus të tyre si pasojë e fushatës së saj për arsimimin e vajzave në vend.Malala është personi më ri në moshë që vlerësohet me nobel në të gjithë historinë e këtij cmimi. Ajo u shpreh se marrja e ketij çmimi për të është shumë e rëndesihsme, pasi i ka dhënë guxim, kurajë dhe shpresë për tu bërë me fortë në rrugën e saj.“Ky cmim më ka vensodur përballë përgjegjësive më të larta dhe unë betohem përpara zotit dhe vetes time se do të vazhdoj të ndihmoj vendin dhe popullin tim, kjo ëshët detyra ime”, përfunon Malala Jufavzai.