Grabitet banesa në Lezhë, hajdutët marrin paratë e largohen në këmbë

Lezhë-Ende pa kaluar mirë dy javë nga grabitja dhe terrori qe i bënë nje familje në Kallmt të Lezhës, maskat kanë grabitur sërish një familje në Lezhë. Kësaj herë pre e tyre ka rënë një familje në fshatin Lalm i Ri të Komunës Kolsh.Ka qenë ora 4:00 e mëngjesit të së mërkurës kur tre përsona të maskuar kanë hyrë në një vilë dy katëshe (Në foto) në pronësi të Gjin Tomës 47-vjeç, duke terrorizuar katër anatëarët e kësaj familje.Agresorët kanë arritur që të hynë sipër murit rrethues oborrin e shtëpisë nëpërmjet një shkalle dhe më pas nga dritarja brenda në banesa,duke kontrolluar në dhomat e shtëpisë.Në atë moment pjestarët e familjes kanë qenë në gjumë kur kryefamiljari ka dëgjuar krismat dhe ka parë tre përsonat në banesën e tijë.Nën terrorin e ushtruar ata i kanë kërkuar atij që tju tregonte se ku kishte paratë dhe sende të tjera me vlerë.Ky i fundit ka tentuar që tju bejë rezistence, por ka qenë e pamundur pasi është perballur me frikën me agresivitetin e tyre.Ata kanë kontrolluar gjithçka që ka patur në banesë dhe kanë arritur te gjejnë dhe të marrin 2 milion lekë të vjetra.Pasi kanë kryer misionin e tyre tre agresorët janë larguar në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira në fshat.Ka qenë kryefamiljari Gjin Toma i cili ka njoftuar policinë e Lezhës në lidhje me ngjarjen, por ndonëse fshati është vetëm 1 km larg komisariatit të Policisë dhe autorët janë larguar në këmbë uniformat blu nuk kanë mundur që të identifikojnë dhe arrestojnë ata.Në mungesë të profesionalizmit duke mos mundur dot që të identifikojnë dhe arrestojnë autorët e këtyre ngjarjeve oficerët e policisë ne Lezhë hera pas herë tentojnë të mos lejojnë gazetarët që të mos filmojnë.Vetëm në harkun kohor të një muaj në Lezhë kanë ndodhur 4 grabitje të tilla, ndërsa asnjë përson nuk është vënë në pranga për këto ngjarje.Banorët e Lezhës janë në panik, ndërsa në të gjithë këto raste grabitësit kanë qenë tre përsona duke hedhur dyshime për një grup kriminal që vepron në disa zona të Lezhës.Këto përsona po lëvizin si natën ashtu edhe ditën duke sfiduar policinë e cila po bën sehir përballë këtyre ngjarjeve kriminale.