Berat, përplasen dy makina, plagoset 2 vjeçarja dhe një i moshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2014, 12:58
Berat-Përplasja e dy mjeteve me njëra tjetrën në qendër të Beratit ka aksidentuar rëndë një fëmijë 2 vjec, pasagjer në një prej mjetet, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si edhe një kalimtar të rastit .Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Ish Kinoklubi", ku mjeti me targa greke XTA 4418, me drejtues shtetasin A.C, banues në Berat është përplasur me mjetin tip Nisan me targa SK 1897 A, me drejtues shtetasin M.Z.Këto dy mjete ecnin në krah të kundërt me njëra tjetrën.