Dule: S'ka legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një tryezë të organizuar për të drejtat e njeriut ka deklaruar se nuk ka një legjislavion bashkohor për të drejtat e minoriteteve.“Nuk ka një legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve, kuadri ligjor për minoritet mbetet i fragmentarizuar. Nuk është një vlerësim që e bëjmë ne, është një vlerësim që e bën BE. Ne kemi dështuar si klasë politike për ligjet me minoritetet dhe politika ka dështuar për të krijuar një realitet ligjor për minoritetet”, tha Dule.Po ashtu kreu i PBDNJ u shpreh i hapur për debat në lidhje me minoritetet.“Jemi të hapur për një debat të të gjitha niveleve. Një debat i cili duhet të zhvillohet në mirëbesim. Një debat në të cilin duhet të mungojë batuta dhe slogan dhe duhet të mbizotrojë argumenti. Gjithmonë ka pasyur dhe do të ketë mendime të ndryshme. Bota e civilizuar ka standarizuar parametra”, tha Dule.