Mandatet e opozitës “nul” me 12 janar. Felaj: S’kanë arsye për bojkot
Mandatet e deputetëve të opozitës bëhen “nul” me 12 janar, nëse qëndrimi i tyre mbetet i pakthyeshëm për tu futur në Kuvend. Apeli i sotëm nga Presidenti i PE, por edhe diskutimet e Bashës me zyrtarë të lartë gjermanë mund të çojnë drejt një zgjidhje para këtij afati.E megjithatë për Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, kjo mbetet një llogari matematikore, pasi thelbi i gjësë është krej tjetër.E ftuar në Tonight Ilva Tare, Felaj tha se opozitës nuk i ka mbetur më asnjë arsye për të qenë jashtë sallës së Kuvendit, pasi mazhoranca ka përmbushur çdo kërkesë të saj, më e fundit ajo për rregulloren.Për Ministren Felaj, nga bojktoi aq sa humb Kuvendi dhe interesat madhorë të vendit, jo më pak po humbin vetë deputetët e opozitës, që sipas saj janë larg zgjidhjes së problemeve dhe larg elektoratit.Duke folur për dekretin e Presidentit për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Felaj tha se qëndrimi i grupeve parlamentare të PD dhe LSI do të bëhet pubklik në ditët në vijim, por megjithatë fatin e kandidatit e përcaktoi përmes citimit të Kushtetutës dhe ligjit për BSH.“Qëndrimi do bëhet në ditët në vijim. Kandidatura që ka dekretuar presidenti duhet të ketë dëgjesën e vet në Komision. Kushtetuta flet për diçka tjetër, Guvernatori duhetë të jetë pjesë e Këshillit.Kandidatura është jashtë, edhe në këtë pikë nuk kemi shumë kohë. Po kështu ligji nuk e parashikon. Ndërkaq heqja e kufizimit të shtetësisë nuk është një masë që bëhet për herë të parë, ka raste dhe në Europë. Për vendimin duhet të presim”.Pjesë nga intervistaSa e lehtë është të jesh Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin kur Parlamenti është i bojkotuar nga opozita?Për fat unë jam Ministre e Parlamentit dhe nuk jam Ministre për mazhorancën apo opozitën. Për nga përmbajtja, puna e Ministrit edhe nga volumi, sakohë numri i opozitës nuk është aq domethënës në numrin e përgjithshëm të deputetëve në Kuvend besoj që është po ajo edhe sikur opozita të ishte pjesmarrëse.Me këtë nuk dua të them që prezenca e opozitës në Kuvend nuk është e rëndësishme, është abolutisht e rëdësishme për Kuvendin, interesat e vendit. Por kjo sa është një e drejtë e opozitës, aq është dhe detyrim i saj.Unë nuk shoh ndonjë gjë specifike që mund të adresonte Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin për të bërë të mundur që opozita të rikthehet në Kuvend.Nga ana tjetër mazhoranca ka bërë jo më shumë, po atë që opozita kur ishte dikur në pushtet nuk e bëri ndaj nesh kur kishim vendosur të bojkotonim Kuvendin për arsye krejt të tjera. Opozita e sotme, kur ishte në mazhorancë nuk bëri asnjë lloj veprimi, përkundrazi ngeli në pozita ndaluese që ne të mund të hynim në Kuvend.Të njëjtën gjë thotë dhe opozita sot për ju, që qëndruat në ato pozicione.Nuk është tamam kështu.Koha e gjatë që ka kaluar që nga muaji korrik ua ka fshirë disa gjëra nga kujtesa edhe deputetëve të opozitës dhe ndoshta nuk i kujtojnë mirë rrethanat në të cilat u larguan nga Kuvendi. Sot më shumë sesa ne që jemi pjesë e mazhorancës, duhet ta kenë ata të vështirë për të dhënë një përgjigje se pse mungojnë në Kuvend. Janë dy komisione hetimore që janë kërkuar nga opozita, ai i tatimeve që u kërkua në dhjetor të vitit të shkuar dhe Kuvendi e rrëzoi. Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën. Argumenti ynë në atë kohë ka qenë i tillë që pushtetet janë të ndara, për çështjen e serverit të tatimeve kishte filluar ndërkohë një hetim nga Prokuroria. Në muajin korrik kur ka ndodhur ky diskutim, Meta deklaroi një mbledhje të konferencës së kryetarëve për ti dhënë rrugë kësaj kërkesë, por po atë ditë opozita u largua nga Kuvendi. Nuk qe më e mundur që në javët në vijim të vendosej mbi këtë kërkesë.Opozita u largua se një deputet i saj u rrah brenda parlamentit.Kjo ka ndodhur herën tjetër ku është diskutuar për komisionin që do ngrihej për hetimin e rekrutimeve për administratën publike. Ne kemi qenë pro, parlamenti ka votuar pro kërkesës së opozitës, e vetmja gjë që ka ndodhur është se ne zgjatëm periudhën e hetimit. Kërkesa e tretë që është bërë në Kuvend lidhet me rregulloren në Kuvend. Kur ata kanë qenë në pushtet kanë qenë tejet ndalues sa i takon fjalës që duhet të kishim ne si opozitë, ndërkohë që ne sot i kemi dhënë të drejtën që kreu i grupit parlamentar të opozitës, ose një person i ngarkuar prej tij të flasë po aq sa flet edhe Kryeministri. Të gjitha këto kërkesa i kemi pranuar dhe nuk e di pse, praktikisht nuk ka asnjë arsye tjetër apo kërkesë të ngritur nga opozita drejtuar mazhorancës, moslejimi i së cilës e pengon atë të kthehet në Kuvend.
Një kërkesë tjetër është një hetim dhe largim i njerëzve të inkriminuar në parlament.Nuk ka një kërkesë për hetim. Nuk është parlamenti ai që shqyrton nëse deputetët apo kandidatët për deputetët janë persona të cilët janë të dënuar ose jo penalisht më parë, është KQZ ai që e bën këtë filtrim. Dhe besoj që KQZ do ta ketë bërë me korrektësi këtë filtrim siç ia kërkon ligji. Nëse nuk e kanë bërë mbetet përgjegjësi e KQZ. Ju e kuptoni që ne në KQZ në kohën kur ndodhën zgjedhjet nuk kishim asnjë lloj mundësie qoftë dhe për së largu ta ndikonim në këtë pikë. Nëse do duhet të fokusohemi fort në këtë problematikë që nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes sonë, atëherë na takon të dyja palëve sëbashku të vendosim për kritere të tjera shtesë që në një farë mënyre do të siguronin pamundësinë e hyrjes së individëve që kanë pasur një të kaluar kur kanë pasur të bëjnë me drejtësinë. Kushtet dhe kriteret vendosen për të bërë të pamundur hyrjen e individëve të tillë në listat e partive politike. Duhet të ulemi dhe të ndryshojmë ligjet aty ku duhet dhe të frocojmë kriteret, është shumë e rëndësishme.Jam shumë dakord, por nuk po uleni të negocioni as për bojkotin?Në muajin tetor është bërë takimi i nivelit të lartë me komisionerin Fyle, këto diskutime janë bërë edhe aty. Kryeministri ka shprehur gadishmërinë e mazhorancës për të bërë të realizueshme kërkesat e opozitës. Fjalë e cila në vijim u mbajt dhe tanimë realisht është absurditet qëndrimi i opozitës.A keni marrë ndonjë iniciativë të negocioni me deputetët e opozitës për tu kthyer në Kuvend?Nga deputetë të opozitës ka pasur një kërkesë të tillë për ti bërë sa më shpejt kërkesat e opozitës. Nisur nga ky shqetësim dhe nevoja për ta pasur opozitën në Parlament jam marrë personalisht me analizën e rrethanave që çuan në ndodhinë e këtyre ngjarjeve. Ne kemi mundësuar kërkesat e tyre dhe opozita mund të vijë në çdo moment të fillojë punën në Komisionet që ka kërkuar. Ne jemi treguar shumë tolerantë, çdo komision hetimor i kërkuar para këtyre komisioneve është lejuar, ndërsa ne në katër vjet asnjë.Pra po thoni që ka deputetë që ju kërkojnë të plotësoni këto kushte se duan të kthehen në Kuvend?Po, nuk është e thjeshtë të rrish në bojkot. Një shumicë e tyre e kuptojnë se qënia në bojkot përveç se i largon nga zgjidhja e problemeve dhe elektorati, çdo ditë që kalon i bën të kuptojnë se prezenca e tyre duhet në Kuvend dhe jo tek SHQUP-i.Mbetemi tek arsyet e bojkotit, ju si e gjykoni veprimin e deputetëve të mazhorancës me Strazimirin?Është një ngjarje jashtë sallës plenare, nuk mund të jap gjykim. Nuk ka qenë e mundur ta shohin të gjithë.Ky gjykim i takon gjykatës së lartë. Grupi i PS ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ka qenë Kryeministri që ka mbajtur qëndrim publik, duke konfirmuar se mazhoranca nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ne kemi qenë në opozitë dhe njerëz që na kanë përkrahur na janë vrarë në rrugë dhe nuk kemi bojkotuar, por nga salla e Kuvendit kemi dënuar atë ngjarje të rëndë kriminale. Kemi pësuar ngjarje shumë herë më të rënda dhe nuk e kemi përdorur politikisht. Dhuna është shprehje e tolerancës, e edukatës, marrëdhënieve shoqërore të gjithsecilit. Ajo ngjarje ju siguroj se nuk ka lidhje aspak me detyrën.Skadimi i mandateve, kur u bëhet nul?Neni 71 i Kushtetutës, pika 2, gërma d thotë shprehimisht” mandati i depuetetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye 6 muaj rresht në Kuvend” .Kushtetuta nuk thotë asgjë tjetër veçse përcakton një afat 6 mujor ditë kalendarike. Ky afat ka filluar që nga 12 korriku. Në rast se ata do zgjedhin të mos kthehen në Kuvend mandati mbaron. Po nuk është kjo çeshtja. Megjithatë llogaria është e thjeshtë, nëse ke ikur me 12 korrik nga Kuvendi i takon që në 12 janar të skadojë afati.Opozita nuk ka munguar pa arsye?Edhe kërkesat e opozitës figurojnë të gjitha të realizuara. Mazhoranca në Kuvend nuk ka asnjë lloj detyrimi të plotësojë çdo kërkesë të opozitës. Në lojë do hyjë patjetër instrumenti i votës. Ne jemi treguar më tolerantë seç duhet. Psh. Komisioni për tatimet nuk kishte pse të ngrihej në gjykimin tim personal. Ne nuk përdorëm asnjë lloj pushteti për të detyruar gjykatën Kushtetuese që të jepte një vendim në favor të vendimit të mazhorancës, gjë që më herët ka ndodhur.Çdo palë në një proçes ka të drejtat dhe detyrimet e saj, nëse dikush nuk është dakord me vendimin e gjykatës shkon dhe ndjek të gjitha shkallët e gjyqësorit. E ndaluam opozitën të shkonte në Gjykatën Kushtetuese? Jo nuk e bëmë, nuk përdorëm asnjë lloj mënyrë qoftë dhe tek ato më të errëtat që mund ti shkojë mendja gjithkujt.Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”