"Rose Wilder Lane dhe shqiptarët", libri i studiueses Eleni Laperi

Rose Wilder Lane një gazetare amerikane një prej gazetareve më të paguara të kohës së saj, vendosi të jetojë për afro dy vite në Shqipëri gjatë viteve '30. Ajo shkroi me dashuri dhe vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët në një kohë kur bota nuk dinte asgjë për vendin tonë.Në librin më të ri të i studiueses Eleni Laperi "Rose Wilder Lane dhe shqiptarët", vinë fakte të reja dhe dëshmi të panjohura.Rose Wilder Lane shkruan se Shqipëria, ky vend i varfër i Ballkanit ka me shumë lumturi se i gjithë shekulli i 20-të, pasi atje ruhet kuptimi i së bukurës dhe misteri i jetës, të cilin e kanë humbur vendet e zhvilluara.Pas saj u dashuruan shqiptarët që e njohën nga afër që nga ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, më vonë Mbret, e deri tek malësorët e veriut, që shihnin tek kjo grua forcën e vërtetë të gruas së lirë.