Obama kërkon falje për torturat e CIA-s, OKB i kërkon SHBA të ndëshkojë fajtorët
Presidenti Barack Obama deklaroi se SHBA nuk do të përdorin më teknika të tilla të rënda të marrjes në pyetje, pas publikimit të raportit mbi operacionet e CIA-s pas sulmeve të 11 shtatorit. Duke i përshkruar këto mënyra si brutale dhe tortura, Obama u shpreh:“Ishte shumë e rëndësishme që ky raport dhe këto të dhëna të publikoheshin, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se pse unë i kam ndaluar këto praktika që në fillim të mandatit tim dhe shpresoj që gabime të tilla të mos përsëritën më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Obama i ndaloi teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, pas ardhjes në detyrë në vitin 2009. Teksa pranoi rrisqet që ka marrë përsipër me publikimin e këtij raporti, presidenti shtoi gjithashtu se këto tortura kanë rezultuar të paefektshme, pasi askush nga ata që merren në pyetje nuk flet vetëm për të lehtësuar dhimbjen apo stresin.Ai tha se kemi mënyra shumë më efektive dhe pa tortura. Pas publikimit të raportit reagoi edhe kryeminsitri britanik, David Kameron, dhe grupet e të drejtave të njeriut.Kameron tha se tortura nuk është mënyra për të luftuar terrorizmin, kurse Grupet e OKB-së dhe të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për ndjekje penale të zyrtarëve amerikanë të përfshirë në teknikat e ashpra dhe brutale të marrjes në pyetje ndaj të dyshuarve të Al Kaedës.Raportuesi Special i OKB-mbi të Drejtat e Njeriut dhe Kundër-terrorizmit, Ben Emmerson, tha se duhet të ndiqen penalisht zyrtarë të lartë të administratës së George Ë Bush, zyrtarë të CIA-s dhe qeveritarët përgjegjës për torturat me ujë dhe forma të ngjashme brutale.Ndërkaq në raport thuhet se asnjë nga sukseset e antiterrorizmit nuk i atribuohet tekninave të tilla të ashpra.Të paktën 26 nga 119 të burgosur janë mbajtur pa të drejtë, dhe shumë të tjerë janë mbajtur më shumë nga çfarë parashikon ligji.Gjithashtu me tej në raport thuhet se CIA ka mashtruar politikanët dhe publikun. Oficerët e shërbimeve inteligjente gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve të Al Kaedës kanë përdorur mënyra si lënia pa gjumë e të ndalurave deri në 180 orë, shpesh në pozicione të dhimbshme ose në këmbë.