Lirohet francezi i marrë peng nga Al Kaeda

Serge Lazarevic, 50-vjeçari i marrë peng në vitin 2011 nga dega afrikanoveriore e Al Kaedës është liruar.Lazareviç u kap në Mali nga ekstremistët dhe lirimi i tij erdhi pas tre vjetësh.Presidenti i Francës, Fransua Hollande, e ka pritur në aeroport pengun e liruar , duke u bërë thirrje qytarëve të tij të mos udhëtojnë në zonat ku rrisqe të tilla janë permanente.Lazarevic dukej i lumtur dhe i qeshur, duke u shprehur se kishte humbur rreth 20 kg, por tashme gjendja e tij do të përmirësohet.Ai ka falenderuar presidentin dhe popullin e Nigerisë, të cilët bashkëpunuan me Francën për lirimin e tij.Nuk janë dhënë detaje nëse është paguar ndonjë shumë parash për lirimin e tij, por mediat në Mali spekulojnë se lirime të tilla kanë ardhur si pasojë e shpërblimeve në para.Megjithatë presidenti Hollande ka mohuar që shteti francez të ketë paguar për lirimin e Lazarevic.Ndërkohë presidenti i Nigerit, Mahamadou Issoufou falënderoi kryetarin e Malit dhe presidentin Hollande për bashkëpunimin e tyre për  lirimin e Lazarevic.Ai tha se është i ndërgjegjshëm që Nigeri ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë operacion të vështirë dhe falenderimi i shkon ekipit të negociatave, por ai shtoi se lirimi i pengut nuk do të kishte qenë i mundur pa kontributin e presidentit të Malit, i cili ka bashkëpunuar ngushtë për rreth një vit me autorietet tona, tha ai.Philippe Verdon, një tjetër francez i rrëmbyer së bashku me Lazareviç, u vra nga ekstremistët në  Mali vitin e kaluar.Ndërkohë, një amerikan dhe një qytetar i Afrikës së Jugut të mbajtur peng nga Al Kaeda në Jemen, u vranë të shtunën, gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane.