Qeveria 4 orë paradë antikorrupsion, Rama kërcënon edhe policët debitorë
Përreth katër orë me radhë qeveria shqiptare ka bërë një paradë të luftës kundër korrupsionit, por Ambasadori i OSBE i pranishëm në aktivitet kërkoi që nga fjalët të kalohet në vepra. Nga ana tjetër kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi largimin nga puna të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që nuk paguajnë energjinë elektrike. Shefi i qeverisë bëri me dije se beteja e ardhshme do të jetë me qytetarët që nuk paguajnë ujin.Tiranë- Për kryeministrin Rama, lufta kundër korrupsionit, nuk është një gjueti shtrigash, por është një luftë për të modernizuar shtetin dhe sistemin.Shefi i qeverisë shprehur dëshirën , që pas përfundimit të mandatit qeverisës, qeveria e tij të shikohet si qeveria e modernizimit të shtetit."Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem tjetër nuk ndodh qëveria apo presidenti të kërkojnë nxjerrjen përpara publikut në mënyrë transparente dhe të ballafaqohen me fakte si ato të raportit të CIA-s sic ndodh në një demkoraci, është shembullore në këte drjtim.Edhe vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, në ministri të caktaura për cështje të caktuara është në fakt vendosja e vlere të respektit të qytetarëve.Ky forum nuk është një paradë suksessesh, apo për të rahur gjoksin, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transaprencë në raport me cka kemi bëre dhe cka duam të bëjmë.Një vit më parë në të njejtin format morëm përsipër dias sfida dhe sot jemi këtu për tu ballafaquar , por edhe për të nënvizuar se jemi ende larg objektivit tonë.Cdo qeveria ka një përcaktim. Përcaktimi për qeverinë tonë në fund të qeverisjes të ishtë që kjo është një qeveri e modernizimit të vendit tonë dhe do të dëshiroja që në fund të mandatit në cdo njerin prej ministrave publiku të identitrfkonte modernizimit të sektorit.Lufta kundër korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe nuk mund të shikohet si e kufizuar në betejën ndaj të korruptuarëve, lufta kundër korruopsionit është lufta për modernizmin e shtetit.Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite", tha Rama.Raunig: Perceptimi i korrupsionit në Shqipëri i lartë, asnjë zyrtar i dënuarAmbasadori i OSBE Florian Raunig ka deklaruar se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është i lartë dhe se në 468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë.
Në forumin e organizuar nga Kryeministri Rama për luftën kundër korrupsionit, Ambasadori i ka shprehur mbështetjen maksimale qeverisë në luftën kundër korrupsionit.Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruar në gjysmën e parë të 2014 është i konsiderueshëm, 468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë. Sipas të dhënave nuk ka raste të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëvë të nivelit të lartë dhe perceptimi i korrupsionit mbetet i lartë.Shqipërisë i nevojiten veprime më të qëndrueshme në luftën kundër korupsionit. OSBE i ka dhënë mbështetje qeverisë në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Strategjia është një udhëzues që parandalon korrupsionin në të gjitha fushat e qeverisjes.Tahiri: Teknologjia, shpëtimi i praktikave korruptive“Teknologjia për ne është shpëtimi nga praktikat korruptive. Do vazhdojmë që cdo punonjës policie të ketë në trupin e tij një kamer në mënyrëe që të evitohet korruopsioni dhe sjellja jo e hijshme me qytetarët, e cila do shërbejë si garanci për të dy palët.
Ka punonjës policie të korruptuar, por ata që sot marrin përsipër të bëjnë korrupsion e bëjnë me koston e tyre. vullneti politik këtë ndan, që korrupsioni sot nuk është në sistem sic ishte dje. Sot ata që e marrin përsipër të korruptojnë e bëjnë me koston e vet dhe kjo ka një afat, deri në momentin kur do dalin para drejtësisë.“Arben Ahmetaj: Rritje të shërbimeve online për bizneset"Sot kemi një këshill kombëtar funksional ku debati për politikat ekonomike, transaparencën dhe opinionet e sipërmarrjes janë në themel të marrëdhënieve të re mes qeverisë dhe sipërmarrjes. Kemi sot 2 paketa të përfunduara, ajo e m anifakturës dhe ajo e bujqësisë të cilat janë bërë në bashkëpunim intensive me sipërmarrjen. Kemi në duar pakëtën e industrisë plastyike që ka filluar në bazë të një debati intensive, akoma jo të shteruar me sipëmrarrjen në këtë sektor.
Gjashtë muaj më parë kryeministri në një telefonatë më kërkon i indinjuar se si është e mundur që përpara QKR ka mbi 30 persona në radhë. Biznesi shkonte në radhë për të dorëzuar bilancet. Unë ndaj me kënaqësi se duke filluar që nga janari 50% e sipërmarrjes ka mundësi që të deklarojë bilancet online, dhe një vit pas asaj telefonate 100% e sipërmarrjes do të jetë në gjendjë të raportojë bilancet online duke eliminuar radhë."Korrupsioni në arsim, Nikolla: Po e tregojmë me vepra"Ne po ndërtojmë një sistem të shëndetshëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kjo nuk është një mënyrë të theni e fshehur mes reshtave. E kemi treguar me vepra, janë larguar dy drejtues të DAR është arrestuar një drejtuese e zyrës arsimore, janë cuar para drejtësisë 4 mësues, pedagogë, drejtues të institucioneve të lartë, janë shkarkuar rektorë dhe dekanë që kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën, janë mbyllur 18 universitete private që shërbenin si kjoska për të dhënë diploma.
Garantoj sigur përmes ndërtimit të një sistemi që nuk lë shance për korrupsion. Ajo që na dallon qartazi nga qeveritë e së shkuarës është vullneti i palëkundur në luftën kundër korrupsionit."Duke u ndalur te konkurset në arsim për mësuesit e rinj, ministrja Nikolla ngriti disa pyetje për qeveritë e mëparshme.“A ka patur më parë procese konkuruese të hapura dhe publike? A ka pasur më parë shprehje të vlerësimit të 32 mijë mësuesve për drejtuesit e tyre në rang shkolle apo drejtorie? Jo. Mësuesit u shprehën, por edhe në lexuam drejt votën tyre. Morëm masa për tekstet me probleme. A ka pasur më parë një sistem përzgjedhjeje larg klientelizmit? Botuesit thonë se për herë të parë këtë vit zgjodhi mësuesi. Por edhe Ministria e Arsimit largoi nga detyra një drejtues të DAR pas ndërhyrjes së përzgjedhjes së një teksti të vetin. A ka pasur një debat për reformën në arsimin e lartë? Pedagogët thonë, jo edhe studentët thonë jo. a ka pasur në 24 vite nje verifikim të burimeve njerëzore në arsim? Nëse po, pse nuk u identitikuan mësuesit pa arsim dhe jashtë profile? E thjeshtë, nuk kishte kontrolle”Beqaj: Në spitalet e Tiranës janë rritur shërbimet, po monitorjmë shpenzimet“Në 10 muaj të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin periudhe të një viti më parë në spitalet e tiranës ne kemi dhënë analiza, diagnostikime imazherie, operacione 30% por ende mbetet një hendek i madhe mes perceptimit të qytetarëve dhe ajo cfare raportohet.
Me rëndësi është edhe qeverisja elektronike. Që nga prilli listën e barnave të rimbursueshme e kemi online në një portal, po ndërtojmë një sportel elektronik që të gjitha kompanitë farmaceutike të komunikojnë online. Po monitorojmë shpenzimet spitalore, po monitorojmë inventarin, ndërkohë me kontratat e reja që do lidhim me spitralet dhe farmacitë do t’i kërkojmë të gjithë atyre, psh për mjekët të shërbimit parësor nëse do të kenë më shumë se 40% e barnave që ka dhënë në recetë, jo alternative më e lirë, do të kenë masa ndëshkuese.”Kodheli: Korrupsioni kishte përbaltur FA dhe ministrinë e MbrojtjesNdërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj tha se fenomeni i korrupsionit ndër vite ka arritur në nivele alarmante dhe se me ardhjen e qeverisë së majtë në pushtet janë marrë masa. Në dikasterin që ajo drejton, Ministrja dhe se korrupsioni kishte përbaltur FA dhe Ministrinë e Mbrojtjes.Ky fenomen ndër vite ka arritur në nivele alarmante dhe ka ulur besueshmërine e qytetarëve dhe është bërë pengesë për zhvillimin e shoqërisë.
Në detyrën timë një nga drejtimet e mia ka qenë lufta kunder korropsionit në insitucionin e sigurisë. Ky fenomen kishte përbaltur imazhin e FA dhe ministrisë së Mbrojtjes. Që në ditët e para premtuam reformë ligjore me qëllim rritjen e efikasitet. Premtuam vënien në punë të auditit për transparencën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA.Në zbatim të objektivave të planit të qeverisë kundër korrupsionit Ministria e Mbrojtjes po zbaton planin e saj të veprimit dhe qasjet kunder korropsionit. Krijiuam njësinë antikorrupsion”Kryeministri Rama: Reformat, rruga kundër korrupsionitQeveria do të prezantojë sot arritjet në luftën kundër korrupsionit. Ministrit e kabinetit Rama do të bëjnë një bilanc të arritjes dhe të punës së bërë për të luftuar korrupsionin.Forumi do të mbahet nën kujdesin e kryeministri Rama i cili në Twitter shkruan: Paraditja sot e gjitha kushtuar antikorrupsionit me bindjen se modernizimi permes reformave eshte rruga e zmbrapsjes se korrupsionit!Ministrat do të raportojnë përpara qytetarëve dhe do të dialogojnë me ta mbi aksionet e ndërmarra në 12 muajt e fundit, si dhe reformat afatgjata që po projektohen.Të pranishëm në këtë forum do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë, shoqëria civile etj.