LSI e do opozitën në Kuvend, Vasili: E kanë detyrim ndaj zgjedhësve
Apelin opozitës për t'ju rikthyer jetës parlamentare e për të thyer bojkotin, këtë herë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nuk e bëri nga selia e Partisë, por nga studio e lajmeve të Ora News.Pasi mazhoranca i plotësoi kërkesat e opozitës në mënyrë që kjo e fundit të rikthehet në Kuvend, PD kërkon garanci ndërkombëtare, e cila sipas numrit dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i shkon për shtat.Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, i kujtoi PD se opozitën duhet ta bëjë në Kuvend, pasi mandati i deputetit nuk është personal, por një detyrim ndaj zgjedhësve.Duke u ndalur tek kandidatura e propozuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për pasuesin e Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Vasili u shpreh se përzgjedhja duhet të bëhet me kujdes dhe me kohën e duhur, pasi emri nuk është aspak problem.