"Lions Club Internacional", Organizata zyrtarisht prezente në Shqipëri

“Lions Club Internacional", një organizatë në ndihmë të komunitetit vjen në Shqipëri ku i bashkohen anëtarët më të rinj.Në ceremoninë e organizuar, Presidenti i Lions Clubs i dhuroi Kryeparlamentarit Meta krijimin e një fëmije indian fitues I nje konkursi ku promovohej paqja. Në fjalën e tij kreu i parlamentit theksoi se është impresionuar nga tradita amerikane.“Iniciativa e Melvin Johns për të krijuar një klub ndihme dhe përkrahje njerëzore më ka lënë mbresa të veçanta. Si qytetar i këtij vendi, por edhe si politikan kam kënaqësinë të vlerësoj se miq dhe persona të nderuar këtu në Shqipëri janë reshtuar në misionin humanitar për t’iu bashkuar familjes së madhe për ti sjellë vlera të papërsëritshme. Shqipëria po aq sa ka nevojë për aleatë të fortë si SHBA, po aq ka nevojë për modele të suksesshme të solidaritetit social”, tha Meta."Lions Clubs Internacional", është një organizatë në ndihmë të komunitetit e cila shtrihet në mbi 200 vende të botës dhe ka mbi 1.350.000 anëtarë.