Fëmijët me aftësi të kufizuar në Lezhë, punime me materiale të riciklueshme

Fëmijët me aftësi të kufizuar në Lezhë kanë demonstruar se janë njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Ata kanë çelur një panair, ku kanë ekspozuar punimet e tyre, të bëra me materiale të riciklueshme.Lezhë - Nuk janë si të tjerët por kanë mundur që të prezantojnë një panair, vetëm me punimet e tyre.Fëmijët me aftësi të kufizur në Lezhë kanë demostruar se kanë talent,  përmes ekspozimit të punimeve artistike, të bëra me materiale të riciklueshme.Fëmijët e këtij panairi, janë integruar përmes një qendre të zhvillimit ditor në Lezhë.Fitimet e nxjerra nga panairi i fëmijëve me aftësi të kufizuar, do të shkojnë për përmirësimin e kushteve të Qendrës së zhvillimit ditor në Lezhë./Oranews.tv/