SHBA, bie avioni mbi shtëpitë e Maryland, 6 viktima
Një avion i vogël u rrëzua mbi shtëpitë e një lagje në Maryland në afërsi të Washingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vrarë 6 persona, tre prej të cilëve në bordin e avionit, dhe tre viktimat e tjera ishin banorë.Mes viktimave ishte edhe një nënë me dy fëmijë të vegjël. Kreu i policisë lokale Thomas Manger tha se gruaja dhe dy fëmijët e vegjël u gjetën në katin e dytë të një shtëpie, dhe besohet se fëmijet janë të saj. Policia tha se ende nuk është përcaktuar qartë shkaku I vdekjes, por mendohet se mund të jetë asfiksimi apo dicka tjetër pas përplajsjes së avionit.Avioni u rrëzua mbi një shtëpi afërsisht 1.6 kilometër larg nga Montgomery County Airpark në Gaithersburg, një periferi e Washingtonit.Përplasja shkaktoi zjarr , duke shkatërrëuar totalisht dy shtëpi dhe duke dëmtuar rëndë tre të tjera. Një zëdhënëse e administratës së aviacionit tha se avioni u rrëzua teksa po kthehej në aeroport.Ndërkohë bordi kombëtar i sigurisë dhe transporteve ka nisur hetimet për aksidentitn e rëndë. Banorët e zonës, dëshmitarë të aksidentit, thanë se avioni fluturonte aq poshtë sa dukej si patrullë kontrolli, ndërkohë që rrotat i kishte të hapura, një veprim që tregon ulje ose përgatitje për një veprim të tillë. Autoritetet dekalruan se gjithcka do të sqarohet më mirë dhe shkaqet e aksidentitn do të publikohen pas ekzaminimit të kutisë së zezë me regjitrusesin e të dhënave.