Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re, ja kabineti i kryeministrit Mustafa
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 73 vota pro, 38 vota kundër dhe 2 abstenim qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.Menjëherë pas votimit të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e tij kanë bërë betimin para deputetëve të Kuvendit.Qeveria e re e Kosovës erdhi 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, dhe pas formimit te koalicionit mes PDK dhe LDK.Po ashtu sot lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isë Mustafa nënshkruan një marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe.Në seancën e djeshme, e cila zgjati rreth nëntë orë është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, por jo kryeministri dhe kabineti qeveritar. Seanca u shty me kërkesë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kërkuan që ajo të mbahej sot në orën 12:00.Mësohet se seanca u shty vetëm për shkak të Listës Srpska, e cila thuhet se nuk është e kënaqur me postet ministrore.Kabineti i ri qeveritarKryeministër: Isa Mustafa1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm2. Kujtim Shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës3. Branimir Stojanivq, zëvendëskryeministër4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë7. Valon Murati, ministër i Diasporës8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë9. Abdullah Hoti, ministër i Financave10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane12. Haki Demolli, ministër i FSK-së13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë