Rama dhe delegacioni i deputetëve takim me Weber, diskutim për bojkotin e opozitës

Bruksel-Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i deputetëve që e shoqëron  zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, të cilin e informuam mbi reformat e thella dhe të gjera që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare.Në takim u ndanë disa vlerësime lidhur me përmbushjen e kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike si kushte për vazhdimësinë e bojkotit.Pas takimit Nënkryetari i Grupit të PS njëherësh dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Taulant Balla u shpreh se Weber u informua me kërkesat e plotësuara nga ana e mazhorancës për opozitën. Ndërsa i kërkoi opozitës që të shfrytëzojë datën 18 dhjetor për t'ju kthyer jetës parlamentare."Fakti që edhe nga bashkëbiseduesi ynë, që është kryetari i EPP-së, u pranua që të gjitha kërkesat e opozitës ne i kemi realizuar, mbetet në vlerësimin e vetë Partisë Demokratike që në funksion të tyre të ushtrojë rolin e vetë kushtetues në Kuvendin e Shqipërisë", tha Balla.I pyetur për një nga kërkesat e opozitës për dekriminalizimin e kuvendit Balla theksoi se PS është e vetmja forcë politikeqë i ka kërkuar të zgjedhurve të saj një vërtetimt nga organet e drejtësisë.“Këtë gjë ne e kemi bërë prej ditës tonë të parë dhe jemi të qetë për sa i përket pastërtisë së figurës së atyre që kandidojnë në emër të Partisë Socialiste.”Ndërsa për mos realizimin e takimit ndërparlamentar Shqipëri – BE, Balla tha se ka të bëjë me një çështje proceduriale për mospërputhje të dative.