Obama argëtues në TV, autoironi dhe humor në emisionin satirik
Presidenti amerikan Barack Obama ka lënë mënjanë kostumin e kravatën , duke iu përshtatur programit satiro komik të Stephen Colbert. Obma ka autoiroziuar veten e tij duke shfaqur anën më zbavitëse të karakterit, gjë të cilën e mban të fshehur nën petkun e kreut të shtetit.Në momenitn e surprizës, Obama lexoi vërejtjet që ishin përgatitur gjoja për Colbert, ndërsa komenti i shpenguar u shfaq në ekranin pranë tij, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në audiencën në sallë. Emisioni është i mbështetur në formatin pyetje përgjigje, më të cilin Colbert u rikthye në skenë.Colbert u përpoq t’i merrte Obamës një nga numrat e kodeve bërthamore, në të cilat presidenti gjithmonë ka akses, por Obama kundërshtoi. Colber e pyeti Obamën nëse e përcakton vetën si një president të madh apo madhështor, por Obama e kundërshtoi përsëri.Kur Colbert theksoi shifrat pozitive të vendeve të reja punës, ai bëri shaka duke thënë se Obama ishte shumë i impenjuar me punësimin e sekretarëve të mbrojtjes, referuar largimit të Hagell dhe emërimit të Ashton Carter në këtë post.Kjo ka rritur numrin disi numrin e punësimit, u shpreh Obama me sportivitet.