Dukesha në gjurmët e Dianës, viziton fëmijët e qendrës Harlem në New York
Dukesha e Cambridge, Kate Midleton, dhuroi një moment nostalgjik kur u takua me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Harlem , duke sjellë në memorje të njëjtin udhëtim të bërë 20 vjet më parë nga princesha Diana.Ishtë zonja e parë e Nju Jork Chirlane McCray, e cila shoqëroi dukeshën në ambinetet e qendrës. Në Harlem, e cila pjesërisht synon të luftojë racizmin, Kate u takua me fëmijët , duke i ndihmuar ata në projektet e tyre artistike. Ajo gjithashtu u takua me zyrtarë të qendrës Northside dhe mori pjesë në momentin e hapjes së dhuratave të festave. 6 vjet pasi kishte vizituar qendrën harlem, në vitin 1995, Princesha Diana vizitoi një qendër kundër sëmundjes AIDS.Princesha e Uellsit, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997 si pasojë e një aksidenti me makinë, ishte shumë aktive dhe e angazhuar në cështje bamirësie, përfshirë luftën kundër AIDS-it.Princi William dhe dukesha Kate arritën të dielën në Nju Jork, në vizitën e tyre të parë atje. Cifti mori pjesë në ndeshjen e basketbollit mes Cleveland Cavaliers ndaj Brooklyn Nets.Para se të nistë ndeshja, ata u takuan me çiftin e famshëm muzikon Beyonce dhe Jay-Z, të cilët janë tifozë të zjarrtë të basketbollit. Po, në këto momente jashtë qendrës sportive u mblodhën qindra persona në një tentativë për të prishur vizitën mbretërore, pasi protestonin kundër vendimit të jurisë për të mos ngritur padi penale ndaj oficerit që vrau personin me ngjyrë Eric Garner, në Nju Jork. Zemërimi i tyre është shtuar pasi juria vendosi të njejtën gjë edhe në rastin e majkëll Brown.