PS nuk bekon zgjedhjen e Nishanit për Guvernatorin, por shmang fjalën “JO”
Mazhoranca edhe pse nuk ka një vendim konkret për kandidaturën për Guvernator nënkupton se do ta rrëzojë atë.Mungesa e kryeministrit, Edi Rama, ka lënë jashtë vendimmarrjes së grupit parlamentar të PS dekretin e Presidentit,Bujar Nishani.Kreu i Komisionit të Ekonomisë edhe pse nuk ka kundërshtuar dekretin e Presidentit, ka sqaruar se ka përplasje ligjore pasi Guvernatori si fillim duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Kjo çështje pritet ti kalojë për diskutim Komisionit të ligjeve.“Unë do të kërkoj investimin e komisionit të ligjeve për të parë dekretin nga përputhshmëria me ligjin. Në të gjithë këtë histroinë e BSH ka një problem shumë të madh ligjor që ka të bëjë me të drejtën e propozimit të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës. Ligji është i qartë, 5 anëtare i propozon kuvendi, 3 anëtarë qeveria dhe një anëtar Këshilli Mbikqyrës i BSH.Anjë institucion tjetër nuk ngarkohet nga ligji për të përzgjedhur anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. Për fat të keq edhe Guvernatori duhet të jetë anëtar i Këshjillit Mbikqyrës, kështu që mbetemi në këtë moment ligjor që duhet të zgjidhin instiotucone e tjera të kuvendit.Ka precedent në zgjedhjen e guvernatorit që nga vitet e parë 1992 e me radhe dhe precedentet tregojnë nga kush zgjidhjet dhe cfarë funksioni ka pasur më parë.Unë nuk po flas as për kandidat dhe as për dekret, por po flas për një cështje që e do një zgjidhje ligjore. Është një cështje e rëndësishme, duhet të zgjidhet me qetësi dhe mirkuptim. Vullnetet individuale nuk i shërbejnë askujt”, tha Braçe.Por Sekretari Ekonomik në PS, Ervin Bushati, mban një tjetër qëndrim duke deklaruar se në kushtet e sotme të ekonomisë, vendit i duhet një Guvernator përtej sistemit bankar.“Mendoj se duhet një njeri me begraund më të gjerë në fushën e ekonomisë dhe të politikave makroekonomike dhe monetare që duhet të jenë në dihmë të ekonomisë.Nuk është më banka e vetme, nuk ka të vetmin mision ruajtjen e inflacionit dhe kjo po ndodh në të gjithë botën.Shikohet si motor i zhvillimit ekonomik dhe stabiliteti për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, kështu që duhet parë përtej atyre që merren me bankën. Është një profesion i nderuar .Unë mendoj se Shqipërisë ashtu si në të gjithë botën, i kërkohen figura që promovojnë ekonominë dhe ndërvenë me tregjet duke parë përtej atyre mënyra konvencionale sic është vetëm kontrolli i interesti nga banka qënderor për të stimuluar ekonominë”, tha Bushati.Presidenti, Bujar Nishani, dekretoi vetëm pak ditë më parë Gent Sejkon si kandidat për Guvernator. Tashmë gjithçka i mbetet në dorë parlamentit për të vendosur për Guvernatorin e ri.