Publikohet sot raporti i torturave të CIA, priten reagime të ashpra

Në të gjitha institucionet amerikane përreth globit, janë shtuar masat e sigurisë pasi pritet që gjatë ditës së sotme, të publikohet raporti për taktikat e marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm nga Shërbimi Sekret Amerikan CIA.Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ambasadat dhe institucionet e tjera kanë marrë masa paraprake, pasi ka informacione për kërcënime serioze. Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se publikimi i raportit mund të shkaktojë protesta të dhunshme dhe do të dëmtojnë interesat amerikane në botë.Raporti i cili pritet të publikohet gjatë orëve në vijim do të japë detaje për mënyrat se si CIA i ka marrë në pyetje pjesëtarët e AL-Kaeda, në objektet sekrete në Evropë dhe Azi, të cilët kanë qenë të dyshuar pas 11 shtatorit të vitit 2001, kur edhe kanë ndodhur sulmet terroriste kundër SHBA-ve.Kjo do të jetë hera e parë që CIA publikon praktikat e torturës. Raporti me 480 faqe, thuhet se jep hollësi të praktikave të tilla si mbajtja pa gjumë e të ndaluarve, simulimi i mbytjes me ujë, e metoda të tjera që besohet se janë zbatuar në qendra sekrete jashtë Shteteve të Bashkuara.Presidenti amerikan, Barak Obama, e kishte ndaluar programin e marrjes në pyetje nga CIA kur mori detyrën në vitin 2009, dhe pranoi se metodat e përdorura me të burgosurit e Al-Qaedës, kishin arritur në tortura çnjerëzore.Departamenti i Shtetit tha se Sekretari John Kerry kishte ngritur shqetësim mbi ndikimin që do të kishte publikimi i raportit, ndërsa zëdhënësja Jen Psaki nënvizoi se një numër shtetasish amerikanë mbahen aktualisht peng në botë.