"Energjia", Bejtja: Nevojiten edhe 1 mld $ për t'u kthyer në gjendje normale
Kredia e Bankës Botërore për sistemin energjitik shqiptar nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve. Zv.ministri i Energjisëe Ilir Bejtja deklaroi se 112 milonë euro për sistemin energjitik shqiptar janë të pamjaftueshme.Për të rikthyer në gjendje normale sistemi energjitik në Shqipëri ka nevojë edhe për 1 miliard dollar.Sistemi energjitik në Shqipëri është i amortizuar dhe ka nevojë për 1 miliard dollar që të arrijë parametra normal. Zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja duke folur në komisionin e Ekonomisë deklaron se asetet kanë një vjetërsi prej 40 vitesh dhe mundësitë financier janë të vogla.Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi ndër të tjera marrëveshjen me Bankën Botërore për një ktredi prej 150 milion dollarësh.Këto para do të investohen kryesisht në rehabilitimin e rrjetit të shpërndarjes.Aktualisht ministria ka nisur një aksion për mbledhjen e parave nga debitorët i cili ka rezultuar pozitiv pasi ka pasur një rritje të ndjeshme të arkëtimeve.