Devoll, kërcënohet me jetë një transportues drush: “Je spiuni i policisë, do të vrasim”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2014, 10:15
Devoll-Një transportues drush është kërcënuar me jetë, bëhet fjalë për 29 vjeçarin me iniciale N.H nga fshati Miras i Devollit.Policia bën të ditur se në garazhdin e këtij shtetasi është gjetur një kallëp tritol me fitil e donator si dhe një zarf më fjalë kërcënuese.Në zarf shkruhej: “Ti je një spiun i policisë dhe tregon për punën tonë. Ne do të të vrasim ty dhe familjen tënde. Ky është vetëm një kërcënim i parë, nëse vazhdon të tregosh në polici do të të shuajmë si familje.”Burime nga uniformat blu të Devollit, bëjnë të ditur se autorët dyshohet të jenë persona që tregtojnë në mnyrë të paligjshme dru për ngrohje.Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.