Berat, tregu i romëve në kushte skandaloze, shesin në mes të baltës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2014, 10:27
Berat - Mbijetesa përmes tregtisë së sendeve të përdoruara është realitet i komunitetit rom në qytetin e Beratit. Mes kushteve skandaloze në një rrugë jo larg qytetit zhvillohet tregtia e cila gjatë dimrit është akoma më e vështirë.Varfëria është e madhe dhe nevoja për të blerë rroba të përdorura është prezente, e megjithatë qytetarët beratas hezitojnë të vijnë në tregun që ngrihet mes baltës.Me dhjetëra tregtar paguajnë taksa për aktivitetin e tyre, por kjo nuk e ka detyruar pushtetin vendor të krijojë kushtet minimale të tregtimit.