Beteja për territorin në Kushtetuese, opozita: Me këtë hartë s’ka zgjedhje

Gjykata Kushtetuse ka marrë në shqyrtimin kërkesën e Partisë Demorkatike për shpalljen si antikushtetues ligjin për ndarjen e re territoriale.Demokratët argumentuan para trupës gjykuese, se ky ligj bie të paktën në 5 pika në konflikt me ligjin themeltar të shtetit.“Ne jemi të prerë në mendimin tonë se kjo ndarje territoriale ka vetëm një qellim, deformimin e vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet hartës së pikturuar nga kryeministri. Ligji është anti-kushtetues për të paktën 5 arsye.Në hartimin dhe miratimin e këtij ligji u shkelen proceduart parlamentare, një ligj kaq i rëndësishëm nuk mund të miratohet me procedura të përshpejtuara. De facto ky ligj është miratuar në procedure të pershpejtuar, çka kushtetuta e ndalon kategorikisht këtë procedure për ligje me shumicë të cilësuar.Ligji i ri shkel nenin 108, të Kushtetutës që përcakton komunen dhe bashkinë si ndarjen bazës territoriale. Kushtetuta thotë se kufijtë nuk mund të ndryshojnë pa u marrë më parë mendimi i banorëve që jetojne në to”, tha Bylykbashi.Të gjitha keto pretendime sipas deputetit,Oerd Bylykabshi, evidentojnë qëllimin e vërtetë të kësaj ndarje që sipas tij është ai zgjedhor.Ndaj Bylykbashi, ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e demokratëve së nuk mund të këtë zgjedhje me ketë hartë.8Por i ndryshëm është mendimi i mazhorancës. Deputeti socialist, Armando Subashi, tha se nuk ka shkelje të proçedurave parlamentare dhe që sipas tij ndarja e re territoriale nuk cënon barazinë e votës, duke hedhur poshtë dhe çdo pretendim se kjo ndarje ka qëllime elektorale.Trupa gjykuese kushtetuese, nuk i fshehu kritikat për të dy palët poltike, kur vjen puan në gjetjen e konsensusit për reforma kaq të rëndësishme.Gjykata Kushtetuese ka administruar të gjitha provat dhe argumentat e palëve poltike, të cilat do ti shqyrtojë në themele për të marrë një vendim brenda pak ditësh mbi fatin e ndarjes së re territoriale